Çfarë e “pajtoi” Erion Braçen me bosët e mafies së kazinove; e kë.rcënuan kur i mbylli, tani u firmosi ri-hapjen

(Ar)miku i kumarit, nuk ka dalë akoma të sqarojë, se çfarë “doze” e transformoi nga “gjel” në “pulë”; megjithëse më 1 janar 2019 kur ligji hyri në fuqi, dha këtë ultiamtum: – Nga sot, askush, po askush fare ama, qoftë i fortë apo me lekë e miq në politikë, të mos guxojë të hap qepenat e bizhozit, sepse kjo ky kancer u shkul e nuk rikthehet sa të jemi ne në qeverisje



Prej 12 ditësh, ka hyrë në fuqi Vendimi Nr. 689, datë 02.09.2020, për ri-hapjen e kazinove, por vetëm në 6 rrugë të zonës “epiqendër” e Tiranës; ose më saktë, atje ku janë e ku po ndërtohen kullat 20-25 kate, prej “sheikëve” dhe oligarkëve të politikës e pushtetit.



Ky vendim, është firmosur nga Zv/kryeministri Erion Braçe; i cili rezulton dhe nismëtar, hartues, firmosës e mbrojtës ekstrem i Ligjit Nr. 75/2018, datë 25.10.2018, që mbylli kazinotë, kur Braçe ishte Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.



Atëherë, pati presion nga pronarët e lojërave të fatit dhe nga afro 25 mijë të punësuarit në këtë biznes; mirëpo Edi Rama, kishte vendosur mbylljen e tyre, sepse siç rezultoi tani, paska patur skemë për krijim binzesi monopol personal e klanor të kazinove.

Një javë para miratimit të ligjit dhe ditën e miratimit të tij në parlament; Erion Braçe deklaroi, se bosët e mafies së kazinove e kishin kërcënuar me mesazhe telefonike deri tek pjestarët e familjes.

Në datën 25 tetor 2018, Erion Braçe, doli në një studio televizive dhe publikoi këto mesazhe kërcënuese, që i kishin dërguar bosët e mafies së kazinove:

Mafia e kazinove (Etiketuar nga Braçe): Zoti Braçe, po hyni në gjynaf ju të PS-së, me këto bastet që po mbyllen; janë 50 mijë veta që punojnë dhe do i lini rrugëve.

Erion Braçe: Gënjeshtër e madhe. As 6 mijë veta nuk janë dhe të gjithë, janë skllevër, të një grushti kriminelësh si ju, që zotëroni lojërat e fatit.

Mafia e kazinove: Po, po, por ata kriminelë që thua ti, të kanë sjellë ty në pushtet; kurse ju doni t’u hiqni lekët që i kanë bërë më gjak ato kriminelët që na quan ti; por ti e di se çfarë të bëjnë.

Erion Barçe: Hajde provojeni po ua mbajti; ose do u gjej unë e do ta provoni…

Çfarë ka ndodhur?

Sot pas dy vitesh, Erion Braçe Zv/kryeministër, ka ndryshuar mendim e para 12 ditësh, firmosi vendimin qeveritar për rihapjen e kazinove të… kriminelëve; duke mos i quajtur më mafiozë e krimienlë, por “biznesmenë e investitorë ligjorë”

Çfarë e “pajtoi” Erion Braçen me bosët e mafies së kazinove?

Si dhe pse u bë mik me ta, “armiku i kumarit”?

Përse sot, 10 ditë pas rihapjes së kazioneve në qendër të Tiranës; Erion Braçe nuk po nuk publikon “mesazhet e paqes dhe falenderimet” që i kanë dërguar mafiozët, siç publikoi dhe mesazhet kërcënuese?

Kujtojmë, se dhe mbrëmjen e Vitit të Ri më 31 dhjetor 2018, Erion Braçe, uroi gratë shqiptare me një mesazh (dolli) në “FB”, se më në fund, falë këmbënguljes, dashamirësisë dhe guximit të Edi Ramës, kishin shpëtuar prej bixhozit të burrave.

Ndërsa mëngjesin e 1 janarit 2019, ditën kur ligji hyri në fuqi, Braçe parlajmëroi bosët e mafies së kazinove, me këtë ultiamtum: – Nga sot, askush, po askush fare ama, qoftë i fortë apo me lekë e miq në politikë, të mos guxojë të hap qepenat e bizhozit; ky kancer u shkul e nuk do rithehet sa të jemi ne në qeverisje.

Por u rikthye, madje në qendër të Tiranës, ndërsa Braçe si firmosës i vendimit të qeverisë, nuk ka dalë akoma, të japë asnjë sqarim publik se çfarë “doze” e transformoi nga “gjel në pulë”./Pamfleti