Çfarë i tremb dhe pse po heshtin?! Shkodra më ‘jetime’ se kurrë, praktikisht zero e përfaqësuar në…

A ka Shkodra deputet dhe ku jane? Eshte kjo nje pyetje qe po behet cdo dite ne jeten publike te qytetit me te madh verior, i cili gjendet ne ditet me te veshtira te tij. Ndersa drejtorite i ikin njera pas tjetres, situata ekonomike sa vjen dhe behet me e zymte, plazhi i Velipojes pas goditjes eshte zhytur ne kaos, rendi e qetesia publike jane ne pikepyetje, asnje prej deputeteve socialist nuk eshte bere i gjalle sepaku te thote nje fjale per qytetin e tij, aty prej ku mori votat e prej 4 apo me shume vitesh, ku ka siguruar rroge, mireqenie dhe perfitime te tjera nen petkun e mandatit te deputetit. Çfare i tremb ata te flasin, kush ju ka kyçur gojen dhe perse jane ne hije gjithe kete kohe, pasi moren votat dhe po shijojne luksin e deputetit?! Kete e dijne ata vete me mire se askush por nje gje eshte e sigurte se lojes se tyre i ka dalur boja. Nese mendojne qe heshtja ju siguron nje mandat tjeter e kane gabim, pasi memecet se kane vendin ne kuvend por diku tjeter. Kryesuesi i listes ka zgjedhur te heqe dore nga qyteti ku doli deputet kjo per shkak edhe te perplasjeve te forta me kryeministrin. E dyta e listes, deputetja Senisa Mesi gjen kohe te shfaqet sa here ne Shkoder vjen ndonje minister i kabinetit dhe i shkon nga pas per fasade. Deputetet Harusha e Sterkaj po ashtu shfaqen radhe ne publik e per pasoje PS e Shkodres ka mbetur ne udhekryq, e interesi publik i qytetit eshte shitur per nje rroge deputeti. Ata e kane me me rendesi mbrojtjen e karriges se tyre sesa interesin e qytetareve, te cilet i kane genjyer sa here kane mundur e si kane dashur, por tashme kur zgjedhjet po afrojne do te rishfaqen serish me te njejten strategji per te genjyer e duke u munduar te marrin ndonje premtim ne hajni qe te jene pjese e listes se re Rama. Memecet e kuvendit si majtas dhe djathtas, qe Shkodren e perdorin per vota sa te sigurojne rrogen dhe mireqenien e tyre duhen perbuzur dhe ndeshkuar me vote qe nuk i dergon ne kuvend por i flake jashte politikes.