Çfarë interesash fshihen? Ademi dhe Filip Vila urdhërojnë nxjerrjen jashtë të familjeve në “Safet Spahia”

Kjo shkrese e Bashkise Shkoder lajmeron familjet e strehuara ne mjediset e konviktit “Safet Spahia” qe te lirojne ambjentet ne fjale me argumentin se do te kryhet rikonstruksion i tyre. Ata do te zhvendosen ne nje tjeter mjedis, qe serish sigurohet nga Bashkia Shkoder. Ne pamje te pare gjithcka duket nje proces normal por qe ne te vertete mban brenda vetes pikepyetje te medha dhe hije dyshimi. Pas gjithe kesaj skeme qendron nje drejtori specifike si ajo e sherbimeve sociale ne bashki dhe titullari i saj Filip Vila, i cili as me shume dhe as me pak por ben sipas deshirave te tij, duke u sjell si kryetar bashkie i Shkodres. Gjithcka zgjidhet te behet ne kulmin e dimrit, praktikisht gjysma e muajit nentor, e kur mundesia per tu punuar por edhe kushtet e zhvendosjes per cdo familje jane me te veshtira. Nje strategji qe ndermerret kur Ademit i ka mbaruar nga ana tjeter mandati i kryebashkiakes dhe drejtuesi ne fjale nuk pyet me per asgje, pasi i duhet te hedhe edhe firmat e fundit qe te mos i ike gje nga duart, sic ka ndodhur ne keto 4 vite mandat. Banoret e strehuar aty dhe ata qe gezojne statusin e jetimit e kane kundershtuar, duke e quajtur absurde te gjithen kete. Me akuza te forta ndaj bashkise ata kane deklaruar qe nuk do te lirojne ambjentet ne fjale. Vete bashkia Shkoder e gjendur nen presion shpejtoi pa u bere mire publik lajmi tu drejtohej me nje sqarim mediave dhe vete ketyre banoreve. “Sa për sqarim, askush nuk do të nxirret jashtë në rrugë nga konvikti “Safet Spahia”. Kati i dytë dhe i tretë i ndërtesës, do të rikonstruktohet sepse është në gjendje thellësisht të amortizuar.

Ata që banojnë aktualisht në këto mjediset, do të zhvendosen në mjediset e konviktit të Industriales, me kushte shumë më të mira. Përveç të tjerave, do të ketë sherbim lavanterie, roje me kamera sigurie, kujdestar për rregullin.

Edhe në këtë rast, si deri tani, Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë të ofrojë mbështetje. Sa për sqarim, konvikti është në administrimit të Drejtorisë Ekonomike të Arsimit.

Ndërhyrja për riparime në katin e dytë dhe të tretë te konvikti “Safet Spahia” është e parashikuar dhe mëse e domosdoshme.

Njoftimi është bërë për të gjithë banorët e konvktit “Safet Spahia”, duke u treguar edhe ku do të sistemohen dhe duke u ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme”.

Por pyetja qe lind pas gjithe kesaj eshte se perse Ademi me stafin e saj kane anashkaluar keshillin bashkiak dhe cfare fshihet pas gjithe ketyre veprimeve, kush jane perfituesit e vertete?!/ShkodraNews