“Çfarë kërkonte Alfred Lela aty?”, Lleshaj: Kisha vendosur t’i kërkoj falje por….

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se kishte vendosur t’i kërkonte falje gazetarit Alfred Lela, por u tërhoq nga ky akt.

“Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të madhe. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një sms z. Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur ti kërkoj ndjesë z. Lela, por smë la shans ta bëja një gjest apriori.

Jo, jo, nuk e kam ndërmend dhe kam hequr dorë, pasi shpërtheu një valë fyerjesh të cilat janë në disproporcion me punën profesionale të atij zotërisë. Valë fyerjesh publike, të hapura, kërcënime të dobëta, por do të thosha që rasti në fjalë nuk e ekspozon policinë në asnjë tejkalim. Gazetari ka qenë aty nuk e di në çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqeshin të ndalonin një protestuese femër.

Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqej ta realizojë këtë për etikë të shtuar. Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari…etj, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve ferma që ishin aty, gjë që e ka bërë provokimin edhe më të madh në sytë e punonjësve mashkull të policisë. Ne na bën bashkë ligji, Kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi penal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij”.