Çfarë ndodhi? Thaçi bën lëvizjen e papritur, anulon drekën me Metën, Vuçiçin dhe Dodikun

E papritur në fakt.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni.

Gjatë ditës së sotme, Thaçi kishte refuzuar të ia shtrijë dorën Dodikut, ndërkohë nuk kurseu as kritikat për Ilir Metën duke i kërkuar shpjegime se pse e kishte ftuar këtë të fundit në Tiranë.