Çfarë po bën Rama me ligjin KÇK?! Lëvizjet e fundit, pse po rezulton se Kryeministri po ‘harron’…

Ligji i famshëm kundër kokave të kr.im.it të lidhur me qeverinë dhe oligarkët që ndajnë paratë e tenderave dhe koncesioneve me qeverinë ishte sa për propagandë, Rama nis tërheqjen.

A mundet që qeveria më e korruptuar në Evropë (sipas raporteve ndërkombëtare dhe të KLSH) të bëjë një ligj për të shkatërruar veten e saj?! Kjo ishte lëvizja e fundit e Edi Ramës para tërmetit. Rama prezantoi ligjin më qesharak në historinë e pluralizmit shqiptar. Qe.sharak sepse gjithçka ishte parashikuar në atë ligj, parashikohet në ligjin anti-mafia, por këtë ligj mund ta zbatojë vetëm SPAK-u, i cili është makthi më i tmerrshëm për kokat e korrupsionit dhe kr.im.it në Shqipëri. Qesharak sepse Rama synonte me këtë ligj të godiste kokat e kr.i.mit dhe ‘qentë’ e koncesioneve dhe tenderave. Kokat e k.rim.it janë futur nga vetë Edi Rama në Kuvend, në krye të bashkive, në krye të drejtorive, në qeveri dhe në çdo pozicion kyç të shtetit. Të gjithë e mbajnë mend luftën e SHBA-BE për ta ndarë Edi Ramën nga perandoria e kr.im.it, për.dh.unu.esve, vr.as.ësve dhe trafikantëve të emëruar në krye të bashkive e të futur në Kuvend.

Së dyti, në një shtet demokratik, hetimin e bën prokurori dhe gjykata vendos nëse akuza qëndron apo jo. Nuk mund të bëjë hetime dhe të japë pretencë qeveria, e cila është koka e korrupsionit. Qeveria është pikërisht objekti i prokurorisë.

Së treti, për të gjitha ato që thuheshin dhe shkruhej në ligj, ekzistojnë në ligjet e miratuara më parë. Është ligji anti-mafia, është Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale. Duhen vite që të përmbyset një kuadër i tillë ligjor. Vetëm për të bërë ligjet e reformës dhe zbatimin e tyre u deshën 5 vjet, ndërsa Rama kërkon të bëjë një reformë të re me një trakt qeveritar.

Megjithatë, ashtu siç edhe parashikohej, ligji anti-KÇK i Edi Ramës ishte sa për propagandë. Qeveria e mban ligjin prej dy javësh, duke mos e çuar në Kuvend. Madje ligji as nuk është miratuar në Këshillin e Ministrave. Ligji pritet të harrohet ashtu si komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nuk dihet nëse Rama ka marrë ndonjë ultimatum në rrugë diplomatike nga SHBA-BE që të heqë dorë nga marrëzi të tilla, por duket qartë se Rama është tërhequr tashmë./Pamfleti