Çfarë po ndodh me fëmijët tanë? Del raporti i frikshëm për rrjetet sociale

Shifra të frikshme për rrjetet sociale dhe fëmijët kanë ardhur nga UNICEF. Një raport që duhet të ndërgjegjësojë prindërit për atë që po iu ndodh fëmijëve të tyre.

Sa të rrezikuar janë ata nga persona që nuk i njohin por që ndërveprojnë në internet. Ky është një alarm për prindërit.

Gjatë samitit për abuzimin e fëmijëve në internet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka publikuar shifra dhe fakte tronditëse.

Sipas UNICEF, mosha mesatare kur fëmijët e anketuar në botë kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç. Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë dhe 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur.

Shifra dhe fakte nga UNICEF:
Mosha mesatare kur fëmijët e anketuar kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç.
• Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë • 37% pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8 vjeçare ose edhe më herët. • 51% e fëmijevë të anketuar kanë akses online sa herë që ata dëshirojne
• Smartphone është mjeti për i përdorur.

• 77% (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) përdorin telefonin çdo ditë
Fëmijët e përdorin internetin për argëtim dhe rrjetet sociale• Youtube është faqja/app më e klikuar (72%)
• Instagram (58%) • Facebook (50%)• What’s app (49%)

Në përgjithësi fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi teknologjikë online se prindërit e tyre.
• 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur. (mosha 15-17) • 1 në 5 fëmijë nuk ia ka treguar askujt ndodhinë që e ka mërzitur. • 1 në 5 fëmijë ka parë imazhe dhune ose abuzimi online. • 17% e fëmijevë të anketuar ka parë imazhe ku flitet për dhunë fizikë.

• 1 në 10 fëmijë (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) ka parë përmbajtje ku flitet për vetëvrasje.
Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet sociale • 25% e fëmijëve kanë bashkëvepruar online me dikë që nuk e njohin në jetë • 16% e fëmijëve kanë takuar përsonalisht dikë që e kanë njohur në internet

• Prindërit kanë njohuri vetëm për 9% të këtyre ndodhive. • 1 në 10 fëmijë (9%) ka patur një përvojë të padëshiruar në internet. • 75% e fëmijëve të anketuar kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga bashkë-moshatarët.

Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll ose supervizim nga prindërit në:
• 78% shohin online video • 58% vizitojnë rrjetet sociale • 57% përdorin aplikacionet e mesazheve.