Çfarë po ndodh me Kastro Zizon? Baba për herë të tretë, kush është partnerja?

Kastro Zizo do të bëhet baba për herë të tretë. Sot, nga faza e parë e Këngës Magjike, para se të interpretonte këngën e tij pjesëmarrëse “Pema e jetës”, i veshur me pemë duke iu përshtatur tematikës së këngës, Kastro tha se ka dëshirë të lëshojë rrënjë. Pas kësaj, këngëtari tha gjithashtu se nuk e di nëse dega e tij e re është vajzë apo djalë, duke lënë kështu të kuptohet se është në pritje për t’u bërë sërish baba.

Megjithatë, këngëtari nuk dha asnjë detaj për partneren nga e cila pret fëmijën e tretë. Kastro është baba i dy fëmijëve, nga dy martesa të mëparshme. Djali Dankan është 13 vjeç, ndërsa vajza, Nia, 6 vjeçe.

Pavarësisht faktit që dy martesat e para nuk kanë qenë jetëgjata, Kastro ka thënë publikisht se do të donte të martohej sërish dhe, pa dyshim, do të lërë trashëgimtarë të tjerë.