Çfarë po ndodh me Tahirin?! Ish-ministri del para gazetarëve me një deklaratë absurde

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda është ndalur për një prononcim për gazetarët.

Gjithçka që Tahiri u mundua të thotë të lë përshtypjen se situata e tij është shumë e vështirë. Në tentativë për tu justifikuar dhe kundërshtarët akuzat që i janë bërë Tahiri tha se “si mund të akuzohem unë për tr.afik dr.oge, kur kam luftuar Lazaratin”.

Tahiri tha se ai ka bërë gjithçka për rendin dhe sigurinë në vend, dhe ka punuar për një Shqipëri evropiane.

Tahiri tha se pretendimet e prokurorisë janë absurde, pasi sipas tij hetimet për bandën e Habilajve ka nisur në vitin 2016 nga efektivet që akuzohen sot nga organi akuzës.

“Jo pa shkak nuk kam bërë mbrojtjen time në këto dy vite sepse kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pa shkak dhashë dorëheqjen dhe kam hezituar ti përgjigjem të gjitha akuzave të gënjeshtra të shpërndara nga prokuroria nëpër media, duke mbajtur baltën në kurriz, por duke pasur shpresën se e vërteta do dali ën dritë. Ju dëgjuat në sallë argumentet e mia se sa gënjeshtra janë thënë”, tha Tahiri.