Çfarë po ndodh në Rilindje?! Fatmir Xhafa voton kundër Edi Ramës

Në seancën e sotme plenare janë votuar një sërë ligjesh. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për Koorporatën e Investimeve me 77 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim.

Por burime për Syri.net nga Kuvendi shprehen se një prej deputetëve që ka votuar kundër është edhe ish ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.

Përveç dështimit të radhës në hapjen e negociatave, kryeministri Rama duhet të merret edhe me Grupin e tij Parlamentar që mesa duket po i del jashtë kontrollit.