Çfarë po ndodh në Tiranë? Protesta e fuqishme bllokon rrugët, shoqerohen me polici, është e para që…

Një protestë e papritur është duke u zhvilluar në këto momente në Tiranë.  Një grup protestuesish me simbolet e komunitetit LGBTIQ+, po marshojnë në pjesën e ish-bllokut, të shoqëruar edhe nga forca policie.

Nënvizojmë se kjo protestë është e para e llojit të vet në Shqipëri, ku përfaqësues të komunitetit LGBTIQ+ pretendojnë dhe kërkojnë që të rifitojnë vendin e tyre që i takon në hapësirat publike, si dhe të ndryshojnë realitetin ku ky komunitet stigmatizohet dhe nuk i respektohen liritë dhe të drejtat e veta.

Raportohet se patrulla policie kanë bllokuar edhe kalimin e makinave në këtë segment.

Ndiqni videon ketu