Çfarë po paralajmëron Ilir Meta: Jo në Venecia, por në NATO lë ta kërkojnë, kjo punë ka marrë fund



I ashpër ka qenë Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një intervistës për Euroneës Albania.



Teksa ka folur për përplasjet e tij me mazhorancën komisionin e PS për shkarkimin e kreut të shtetit, Presidenti Meta tha: “Jo në Venecia, por në NATO lë të kërkojnë interpretim dhe opinion. Kjo punë ka marrë fund. Unë do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022”.



“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por është në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës në studion e Ilva Noë.