“Çfarë the ti, ik largohu që këtu, s’të vjen zor”, sherri i ashp.ër i Ramës me qytetaren

Sot pasdite kryeministri Edi Rama ishte në zonën e ish-kënetës në një takim me qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Mirëpo në këtë takim ka ndodhur një situatë e pa këndshme për kryeministrin Rama, i cili pati një debat me një qytetare, duke e përzënë këtë të fundit nga takimi.

Rama: Shyqyr zotit jeni mirë me shëndet, s’keni viktima se të tjerët i çuan me autokolona në varr.

Qytetarja: Ja pra ndërtuesit tuaj. Sa kanë dashur kanë marrë.

Rama: Çfarë the ti?

Qytetarja: A i dhatë ju firmat për ndërtimin? Ne kemi paguar sa qimet e kokës.

Rama: Ik largohu që këtu. S’të vjen zor s’të vjen. Largohu që këtu. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj.