Champions League për femra / Vllaznia bën lojën, Sarajevo golat

Vllaznia në futboll për femra e ka nisur me humbje aventurën e saj në kompeticionin Uefa Champions League. Vajzat e ekipit shkodran janë mposhtur me rezultatin e thellë 5 – 0 nga ekipi i Sarajevos. Ka qenë një ndeshje, në të cilën ekipi shkodran ka treguar probleme në repartin e mbrojtjes.

Goli i parë për ekipin e Sarajevos do të vinte në minutën e 27’ me autore Bojat. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit do të shënonte Spahiç në minuntën e 47’. Me fitoren 2- 0 të Sarajevos do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën janë vajzat e Vllaznisë që tentojnë të gjejnë golin e parë, por pa rezultat.

Përkundrazi, Sarajevo shënon edhe tre herë të tjera me Kameriç 56’, Hadziç 80’ dhe Djokoviç 92’. Kësisoj, krejt takimi do të mbyllej me fitoren e Sarajevos me rezultatin 5 – 0. Ndërkohë, ndeshja e rradhës për Vllazninë e femrave do të jetë me 10 Gusht ndaj ekipit të Estonisë, Parnu. /ShkodraNews