Champions League/ Short f.erri në Gjeneve, finale të parakohshme që në nisje



Në këto momente po mësohet rrugëtimi i vitit të ardhshëm në Champions League.



Më pak se një muaj e gjysmë pas triumfit të Bayern Munchen ndaj Paris Saint-Germain në Lisbonë, Liga e Kampionëve 2020-21 po merr formë , me shortin e fazës së grupeve të vendosur për sot.



Shorti po hidhet në studiot e “Radio Televizionit Suisse” në Gjenevë dhe jo në Nyon.

Pas përcaktimit të kokave të grupit, u zgjodhën edhe skuadrat e dyta në grupe, ku ra në sy dueli midis Bayern Munich dhe Atletico Madrid dhe ai mes Barcelonës dhe Juventus, apo edhe ai mes Interit dhe Real Madriti.