Çifti te Eni Çobani nuk zgjidhin dot hallin, Ardit Gjebrea befason: Moj grua ti ke hallin e burrit që të ka ikur, apo…?

Si çdo të dielë, u zhvillua rubrika ‘Shihemi në Gj.yq’ tek E Diela Shqiptare.

Aty ishte një çift nga Durrësi, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shkak të emigracionit. Por në debat si rrallehere eshte perfshire edhe moderatori Ardit Gjebrea.

Ardit Gjebrea: Një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë sot është emigracioni, i cili nuk na është ndarë përgjatë më shumë se 30 viteve demokraci. Por problemi është se si do të zgjidhet kjo pjesë me familjet shqiptare, kur bashkëshortja qëndron këtu dhe rrit fëmijët dhe burri është në emigracion?

Nuk është vetëm mungesa e burrit që është parësore, por fëmijët duan vëllain, pastaj nëse bashkëshortja jeton me vjehrrin dhe vjehrrën, imagjinoni se ç’probleme të tjera mund të lindin. Për të evituar të gjithë këto probleme çfarë duhet bërë? Atë e di politika, unë i jap fjalën zonjës Eni.

Eni Çobani: Po Ardit, është një plagë që nuk e di edhe sa vite do të vazhdojë, për shkak të shumë kushteve. Askush nuk do të rrijë larg familjes, por janë kushtet ato që i detyrojnë. Dhe këtu kemi një rast tipik, një grua që ka qëndruar në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës duke rritur fëmijët. Por edhe një zotëri si Qemali, i cili jo me dëshirë është larguar, por problemet familjare kanë bërë që ai gjithmonë të jetë në emigracion për të krijuar kushte më të mira për familjen.

Zonja Anila Bushi, ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Qemalin, pasi pretendon se ai nuk po kryen detyrimet familjare duke u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, më i madhi i të cilëve 16-vjeç.

Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” këtë pronë në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e Sytkiut.

Në këtë mes Qemali thotë se nuk e hedh poshtë vëllain, dhe se çështjen do ta zgjidhë vetë në kuvendin familjar, por Sytkiu nga ana tjetër ka fituar gjyqin e shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Durrësit. Anila akuzon Qemalin se vjen vetëm një muaj në vit, dhe të gjitha gjyqet i ka ndjekur vetë.

Anila: Tani ky nuk rri këtu që të zgjidhë problemet e veta familjare, por merr rrugën e emigracionit dhe ikën. Unë përballem me ata, sepse unë jetoj aty. Ajo pjesë toke mua më ndan shtëpinë përgjysmë, ku unë jetoj me 3 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Anila ti ke hallin e tokës apo të burrit që të ka ikur? Sa vite ke në emigracion ti?

Qemali: 28 vjet.

Ardit Gjebrea: Unë mendova mos ishte problemi i burrit që ka 28 vite në emigracion.

Anila: Jo është problem i madh zoti Ardit se unë jetoj me 3 kalamaj.

Ardit Gjebrea: Ashtu ë?