Cila është fantazia jote më e ç.mendur?, ja përgjigja e papritur e deputetit përballë Luanës

Deputeti i njohur ka qene në emisionin “Shiko kush luan” të Luanës. Milaim Zeka eshte ftuar bashkë me gruan e tij, Edlira Qefalija.

Dyshja janë bërë pjesë e lojërave të ndryshme. Por në një moment, ata i kanë bërë disa pyetje njëri-tjetrit që janë përgatitur nga stafi i emisionit.

“Cila është fantazia jote më e çmendur?”, ka qenë pyetja që Milaimi i bëri gruas së tij. “Në raport me ty?”, e pyeti Edlira Milaimin. “Jo, me Luanën”, u përgjigj ai duke shkaktuar shumë të qeshura. “Të të qeth kokën zero”, u përgjigj Edlira duke qeshur.