“Cili sheik ta bleu makinën?”, përgjigjia e Taynës lë ndjekësin me gisht në gojë

Nuk ua përton fare komentuesve, Tayna.

Ditën e djeshme, reperja e njohur Tayna tregoi në Instastory makinën më të re që i kishte bërë dhuratë vetes, të tipit “Mercedes Class AMG Line 2019”.

Makina e saj tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave dhe menaxheri i Taynës zbuloi se ajo ka kushtuar plot 82 mijë euro, duke qenë se është e tipit të fundit.

Mirëpo, teksa ka publikuar foto brenda makinës luksoze në profilin e saj në Instagram, një ndjekës e pyet reperen: “Cili sheik ta bleu?”

“Doruntina al Sheikh, edhe naftë po nxjerr sa po mundet prej toke. Jo, këto janë paratë e mia.”- shkruan Tayna në koment, duke e lënë me siguri ndjekësin me gisht në gojë me përgjigjen e saj.