Çiljeta, nuse e Fatmira Breçanit?! Po lidhja me futbollistin…

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga teksa tregoi sot projektet muzikore që ka planifikuar për verën, zbuloi se shumë shpejt do të lançojë këngën e radhës dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtaren e njohur tropojane, Fatmira Breçanin.

Kënga do të trajtojë një temë shumë interesante, ashtu siç është marrëdhënia nuse – vjehrrë dhe pritet të publikohet javën e parë të qershorit.

Edhe pse është duke agjëruar për muajin e Ramazanit, Çiljeta tregoi se nuk do i shtyjë më xhirimet për videoklipin, kështu që na mbetet të presim vetëm pak.