Çm.enduria, shqiptari i prekur me COVID ikën nga spitali për të shkuar në dasmë

Absu.rde dhe e tm.errshme ka qenë një ngjarje e ndodhur krejtësisht e pazakontë e regjistruar në Kosovë.

Analisti nga Kosova Nexhmedin Spahiu në një lidhje me ‘Skype’ në edicionin qendror të Report Tv, ka sjellë në vëmendje një rast të një të shtruari në spitalin Infektiv i cili ishte larguar nga spitali për të shkuar në dasmë.

“Janë organizuar çm.enduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë”, tha Spahiu për Report Tv.