“C’më bërë mor bir”, vëlla e motër u kapën me mina, lot e thirrje para derës së gjykatës (VIDEO)

Kanë shpërthyer në lot vëlla e motër në gjykatë ku pritet tu jepet masa pasi u kapën me mina me telekomandë në çantat e shpinës. Armand Lukani dhe Amelda Elezi, u kapën të martën me tre mina me telekomandë, të cilat do t’i shisnin dhe kur kanë hyrë në gjykatë, të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa i ati dëgjohet të thotë mes lotësh, “ç’më bërë mor bir”.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, i ati i dy të rinjve, 23 dhe 21 vjeçe, është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur. Ai ka thënë se e bija është shtatzënë, ndërsa ka shtuar se nuk ka mundur t’u sigurojë një avokat fëmijëve, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

“Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte  ku t’i gjente. Nuk kemi marrë avokat sepse nuk kemi mundësi ekonomike”, është shprehur në lot i ati. Tre ditë më parë motër e vëlla u arrestuan nga policia e Lezhës, ndërsa iu sekuestruan 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, me qëllim për t’i shitur, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.

Per videon klikoni ne