Çmendet i riu italian, i merr jetën të dashurës: E vr.ava se më ngjiti ko.ronavirusin por…



“Më in.fektoi me Koronavirus dhe unë e vrava”, kjo ka qenë dëshmia në polici e një të riu italian,. të identifikuar si Antonio De Pace gjatë marrjes në pyetje në polici.



27 vjeçari mbyti dje partneren Lorena Quaranta, në Furci Siculo (Messina). Në të vërtetë sot kanë dalë dhe rezultatet e tamponëve për të renë dhe ka rezultuar se ajo ishte negative ndaj virusit.



Ngjarja ndodhi dje në banesën ku çifti jetonte prej tre vitesh në provincën e Messinas. Pasi mbyti partnerin e tij, i diplomuari për mjekësi, Antonio De Pace tentoi vetëvr.asjen, por arriti që të mbijetonte.

Natyrisht shpjegimi që ai dha në polici se shkak u bë virusi tanimë është hedhur poshtë prej policisë dhe po hetohet për të mësuar arsyen e vërtetë të krimit.

Infermierja, studente e vitit të parë të stomatologjisë, në Kalabriani Antonio De Pace, nuk kishte treguar shenja të dh.unës verbale ose fizike.

Miqtë dhe familja i përshkruajnë Lorenën dhe Antonion si një çift i ekuilibruar dhe paqësor.