“Çmenduri” në Shkodër, kriza rrit fri.kshëm çmimet e transportit urban në qytet…dhe shteti hesht

Pandemia Covid 19 ka “çmendur” çmimet e transportit urban në Shkoder. Me dhjetra ankesa kanë mbërritur në redaksinë e shkodranews nga qytetarët të cilët përdorin këto linja për të lëvizur drejt Lezhës, Tiranës, apo qyteteve të tjera të vendit. Sipas tyre prej rinisjes së këtij shërbimi janë përballur me rritje të çmimeve në mënyrë të pakontrolluar, e madje në shifra të papërballueshme për shumë prej tyre që ndodhen në kushte të vështira ekonomike. Kështu një biletë udhëtimi nga Shkodra drejt kryeqytetit shqiptar, ka pësuar 50 lekë të reja rritje në autobusë, ndërsa në taksitë e paliçensuara çmimet kanë kapërcyer çdo kufi të imagjinatës, nga 500 lekë që kushtonte më parë kjo biletë, ajo është dyfishuar duke shkuar në 1000 lekë të reja. Rritja ka pasur edhe në mjetet e transportit 6+1, ku edhe aty çmimi është dyfishuar duke bërë që qytetarët në masë të refuzojnë lëvizjen me to, duke përjashtuar rastet e emergjencës. Vetë drejtuesit e mjeteve mundohen të justifikohen me protokollet e sigurisë që ka miratuar ministria e shëndetësisë, pasi sipas tyre është reduktuar numri i udhëtareve dhe për pasojë kostoja e udhëtimit nuk del ndryshe, në kushtet kur mungon mbështetja shtetërore. Nëse shteti nuk vë dorë, sipas qytetarëve të tilla udhëtime për ta janë të pamundura, edhe pse në masën mbi 95%, një lëvizje e tillë më shumë vjen në këtë periudhë vetëm për raste nevojë, si vizitat në spitale, kryerja e ndonjë dokumentacioni në Tiranë, etj, e jo për qejf. Edhe drejtuesit e mjeteve e pranojnë se ndodhen në krizë, sepse rënia e lëvizjeve ndjehet tek ata, ku në shumë raste ka prej tyre që nuk kryejnë as edhe një udhëtim të vetëm. Kemi një rënie prej 40 deri në 60% të numrit të udhëtareve sepse mungojnë lëvizjet, e po ashtu nuk ka as turistë. Shtetit agjencitë detyrohen ti paguajnë taksat, por si# shprehen ata vetë nuk kanë marrë asgjë në kthim, së paku një ndihmë sado të vogël. Përballë dy realiteteve që paraqesin secila palë, nuk do të jetë e largët dita që ky sektor të nisë grevat apo edhe të shpallë falimentin, në kushtet kur shteti nuk ofron ndihmë dhe qytetarëve nuk ju jepen as mundësi alternative si në cdo vend Europian, ku sëpaku funksionojnë linjat hekurudhore, apo metrotë.