Çmimet “Kult 2020” sërish sjellin përplasje, Rita Gjeka nuk i kursen replikat e ashpra me organizatorët



Çmimet “Kult 2020” janë bërë sërish objekt përplasjesh mes të nominuarve dhe drejtuesve të kësaj akademie që çdo vit japin vlerësime mbi jetën artistiko – kulturore në Shqipëri. Këtë herë mes regjisorëve më të mirë të përzgjedhur për tu votuar ka qënë edhe Fatos Berisha, i cili vuri në skenë me trupën e teatrit “Migjeni” shfaqjen “Zona e Pritjes”.



Drejtoresha e teatrit të Shkodres Rita Gjeka ka zgjedhur që të replikojë në faqen zyrtare të revistës Kult me organizatorët, duke ju kërkuar të mos vendosin asnjë nominim që lidhet me këtë teater dhe veprat që ai ngjit në skenë, pasi sipas saj organizatorët e të tilla çmimeve vlerësimet i bëjnë në bazë të thashethemeve dhe lobingjeve, e jo nga ndjekja prej afër e shfaqejeve.



Për këtë madje Gjeka ju kujton organizatorëve se i ka ftuar disa herë dhe ato kanë refuzuar të jenë pjesë e ndjekjes së dramave e komedive që vendos në skenë ky teatër që drejtohet prej saj. Shkodranews ju sjell replikat mes aktores dhe drejtores Gjeka me përfaqësuesit e kësaj reviste.

Rita Gjeka : Nuk keni te drejte te nominoni shfaqje te teatrit Migjeni shkoder. Kemi qene shume te qarte ne kte vendim. Nuk kemi besim ne keto çmime. Prandaj mos na detyroni te ndjekim rruge tjera.

Revista Kult: Rita Gjeka Pershendetje, ky nuk eshte festival dhe as konkurs ku njerezit, autoret apo artistet paraqesin materialin e tyre. Ky eshte nje aktivitet qe vlereson prurjet e nje viti ne boten e artit. Nese shfaqja juaj ka dale ne publik, secili nga publiku del dhe thote gjithçka per shfaqjen. Juria Kult ka votuar dhe ka nxjerre qe shfaqja ne fjale eshte nje nga 6 me te mirat e vitit. Faleminderit, Akademia Kult

Rita Gjeka : Revista Kult Ju keni ” harruar” nje detaj te vogel….qe ne kontaktin qe keni patur me Teatrin Migjeni nuk ka patur dakordesi nga trupa per tu nominuar. Ju kemi qartesuar disa here per kete. Keni bere disa tentativa per te na bindur dhe nuk kemi rene dakord me ju assesi. Ju kemi sqaruar edhe arsyet tona te drejta.

Teatri Migjeni eshte 71 vjet profesionist eshte Nderi i Kombit dhe ju nuk keni marre mundimin kurre ti shikoni nje shfaqje edhe se ju kemi ftuar. Arsyetimi yne eshte kaq i thjeshte: nuk deshirojme te gjykohemi me ane te thashethemeve siç ju beni. Trupa jone eshte nje trupe fituese ne çdo festival dhe ju nuk keni marre mundimin ta permendni ndonjehere. Ne jemi krenare qe jemi nga SHKODRA. /ShkodraNews