“Çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap Instagramin…”, këngëtari shqiptar i shtangur

Kengetari Erik Lloshi, nuk ka nguruar të shpreh pakënaqësitë e tij për ligjin e tregut muzikor dhe koleget qe sic tha, vetem pak prej tyre njohin notat muzikore edhe pse kendojne.

“Bazat e të kënduarit në muzikë të lehtë janë këndimi i notave muzikore. Nëse arrin të këndosh notat, arrin të këndosh çdo gjë”

Kelvi Kadilli: Sa artistë shqiptarë e bëjnë këtë gjë?

Erik Lloshi: “Një 10% e tyre, se nuk ia kanë idenë fare. Asnjëri prej tyre nuk e kupton që çdo gjë nis ato nota muzikore. 12 nota muzikore ka jo 7 sepse i bie edhe pianos dhe e njoh shumë mirë. Shumica e dinë 7 por nuk janë aq. Kam studiuar për kanto, kam studiuar për piano 12 vite, e njoh shumë mirë muzikën. Kam titullin këngëtar në diplomë. Duhet të ketë censurim, duhet të ketë rregulla. Po futet kushdo në treg. Po çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap Instagramin, më çudisin të gjithë. Nga 3 milionë shqiptarë që janë pak a shumë, mbi 2.9 milion janë këngëtarë.”