Çoi vajzën të flinte te gjyshërit, gruaja merr telefonatën që i prishi humorin

Ashtu si cdo nene tjeter, edhe ajo e dergoi te bijen te dlinte nje mbremje te gjysherit, e u ul të pushonte. Por nuk i shkoi mire. Një telefonatë prishi gjithe c’kishte planifikuar.

Serena Rose u tr.ondit kur msoi se vajza e saj kishte prerë flokët e gjata aq te bukura qe ia kishin zili te gjithe.

Tani vajza 4 –vjeçare kishte krijuar “stilin” e saj të flokëve.

Alexis kishte marrë një palë gërshërë dhe kishte prerë pothuajse të gjithë flokët e saj bjonde dhe të gjatë.

Duke folur për “Pretty52”, mamaja, nga Drenthe, Holandë, tha: “E dërgova Alexis tek shtëpia e gjyshërve të saj për të ndenjur një natë, por mëngjesin e ditës tjetër mora një telefonatë prej tyre dhe më thanë se ajo kishte shkurtuar flokët e saj. Mendova se po bënin shaka, por jo. Në pak minuta vogëlushja ime kishte prerë flokët”.

Serena fillimisht thotë se ajo e pa anën për të qeshur të incidentit, por pastaj u trishtua.“Ndjeva zemërim“, shpjegoi ajo. “Kisha shumë kohë që isha kujdesur që ajo të kishte flokë të gjatë”. Serena Rose mendon se vajza e saj është frymëzuar tek parukjera, pasi ato kishin qenë disa ditë më parë atje. Ajo u detyrua ti rruajë të gjitha flokët e saj për të rregulluar prerjen e çuditshme.