“Çojeni në Tiranë”/ I shket dora, shkarkon automatikun në fytyrën e 6 -vjeçarit, ja kush ishte shënjestra

Tronditet Krasta e Martaneshit mëngjesin e sotëm. Një fëmijë 6-vjeçar është qëlluar me 3 plumba automatiku.

I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje që ka tronditur fshatin Krastë.

Mësohet se mbi të miturin është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa familjarët kërkojnë me urgjencë transportimin e tij me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime nga Trauma bëjnë me dije se 6-vjeçari ka humbur një sasi të madhe gjaku, dhe plumbat i ka marrë në pjesën e fytyrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.