Covid i mori jetën, postimi i fundit i gazetares Luka: Sot Eva dhe Redi dalin pozitiv, duhet të rris forcat që t’u jap kurajo



I trishtë ishte lajmi i sotëm për ndarjen nga jeta të gazetares së njohur, Zenepe Luka, pasi ishte e infektuar me Covid-19.  Gazetarja rezultoi pozitive më 1 shkurt, ndërsa nuk arriti të fitonte dot betejën.



Në një postim në Facebook, të fundit të bërë më 6 shkurt, ajo njoftonte se edhe fëmijët rezultuan pozitivë.



“SOT. Eva dhe Redi dalin pozitiv.Zot  jemi në besën tënde. Duhet të rris forcat, që të jap kurojo fëmijve”, ka shkruar Luka.

Ndërkohë disa muaj më parë bashkëshorti i gazetares arriti që të mposhte sëmundjen.