Ç’po ndodh me aktorin e njohur dhe gruan e tij të prekur nga virusi? Ja lajmi i fundit

Pak dite pasi dhane lajmin se ishin prekur nga virusi i rrezikshem, aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kane dale nga spitali në Australi pasi morën trajtim.

Cifti, të cilët tani janë në vetë-karantinë në shtëpitë e tyre të marra me qira në Queensland, njoftuan se kishin testuar pozitiv javën e kaluar.

Ata ishin në Bregun e Artë ndërsa Hanks do bente nje film per Elvis Presley.

Aktualisht ka 375 raste të konfirmuara të virusit në Australi.

Hanks, 63 vjeç, e njoftoi izolimin me nje postim ne Instagram.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte ethe’, tha ai në një postim.

Ai më vonë ndau një postim tjetër, duke falënderuar “të gjithë ata qe kijdeseshim aq mire per ta”.