Ç’po ndodh me Erion Braçen? Rudina Hajdari jep lajmin për kolegët, ai nuk ishte sot sepse…

Komisioni i Integrimit u shty sot pasi mungonte zv kryeministri Erion Brece.

“I është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin dhe nuk është prezent sot. Duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një seancë të dytë që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj.

Kam parë se ky projektligj ka pasur shumë reagime dhe e shikoj me rëndësi të trajtohet me kujdes. Nuk dua t’i shqyrtoj tani duke qenë se nuk kemi përfaqësues të qeverisë dhe besoj se tani është e kotë”, tha Hajdari.