Ç’po ndodh me motin? Pranvera vjen me shira, pas dy ditësh pritet të kemi…

Duket se pranvera po vjen e lagesht. E enjtja nisi më vranësira të dendura dhe reshje shiu në gjithë vendin, herë pas herë në formë rrebeshi dhe breshëri. Që në orët e para të mëngjesit patëm rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit nesër.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje.

Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

87550454_865082147264459_6221115997743480832_n

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2ºC deri në 5ºC

zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC

zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC