Ç’po ndodh me tarifat celulare? Tre kompanitë marrin vendimin urgjent, rrezikohej…



Të tre kompanitë celulare kanë ulur me 200 lekë paketat standarde duke iu rikthyer çmimeve, që kishin para vendimit të Autoritetit të Konkurrencës. të tre operatorët, Kompania Vodafone Albania,  Telekom Albania dhe Albtelecom konfirmuan për Monitor se kanë reaguar menjëherë duke rikthyer çmimet e paketave.



Në këtë mënyrë të tre kompanitë celulare kanë zbatuar vendimin nr.680, datë 14.02.2020 të Komisionit të Konkurrencës “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”. Ky vendim u mor të premten, bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes së ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, pasi Konkurrenca vlerësoi rastin si urgjent, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, pasi ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4, që parashikon marrëveshjet e ndaluara, kartel.