Ç’po ndodh në bashkinë e Shkodrës? Pak ditë para se ta marrë Valdrini stafetën, ndryshime dras.tike

Me çertefikimin e rezultati zgjedhor nga ana e komisionit qendror te zgjedhjeve, qendrimi i Voltana Ademit ne zyen e bashkise Shkoder eshte çeshtje javesh.

Me 13 gusht Valdrin Pjetri pritet te marre detyren, duke hyre ne histori si kryebashkiaku me pak i votuar ne Shkodren e 30 viteve pluralizem. E ndersa dita afron shume gjera kane nisur te ndryshojne ne atmosferen e brendshme te bashkise me te madhe ne veri te vendit. Nje pjese e stafit ka nisur te beje gati valixhet e te tjere kane nisur ndryshimin e kursit.

Shkodranews ka mesuar se nje pjese e madhe e punonjesve po luajne cdo gur per ti gjetur “mikun” apo anen Valdrin Pjetrit dhe partise socialiste. Me dhjetra telefonata e levizje guresh ne fshehtesi, per te mos i rene ne sy Ademit qe mund te hakmerret ndaj tyre ne oret e fundit te pushtetit.

Por sesa do ti ece ky kurs ketyre punonjesve, kjo mbetet per tu pare pas rrotacionit te pushtetit, kur do te mesohen emrat qe rrijne dhe ikin nga bashkia.

Vete Pjetri ne daljet publike dhe jo vetem e ka lene te nenkuptohet kete gje, duke perdorur gjuhe diplomatike sic e kerkon ne te tilla raste fenomeni.

Burime prane tij e thone me hapur se tratativat jane te shumta ashtu si edhe influenca dhe perplasjet e brendshme edhe ne vete PS per postet e reja qe do te ndahen ne “torten” e madhe te bashkise. Duket se Shkodra do te kete nje tjeter moment luhatje te forte dhe krize institucionale me kete kalim te bashkise ne duart e te majtes./ShkodraNews