Ç’po ndodh në Mat? Policia ka nisur kontrolle në gjthë vendin, ja ç’paralajmërohet



Ne Mat policia ka vijuar me kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.



Si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit me qytetarët evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.



Sekuestrohen 7 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P., në qytetin e Burrelit, kanë gjetur e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.