Ç’po ndodh në Për’Puthen +40? U zu me Ilirin, por kush është konkurrenti tjetër që refuzoi publikisht Gilbertën për takim? Ja arsyeja



Një puntatë me debate të forta, me përjashtime dhe me refuzime ishte kjo e sotmja në Për’Puthen +40.



Teksa sot është transmetuar takimi mes Stelës dhe Samiut në të cilin të dy konkurrentën kaluan mjaft mirë në praninë e njëri-tjetrit.



Samiu nuk i kurseu komplimentet për Stelën, duke i thënë që është një yll. Ai gjithashtu i tha se edhe pse takimi shkoi shumë mirë me Gilbertën, ai përsëri nuk kishte atë ndjesinë si në takimin me të. Por një tjetër konkurrent ka bërë një deklaratë ndaj Gilbertës. Ndriçimi i cili do të zhvillonte sot një takim 4 minutësh me Gilbertën, takim i cili u shty për shkak të mungesës së kohës së Programit, ka thënë se do të dëshironte që ta shtynte për një kohë më vonë takimin.

Ndriçimi nuk ka dhënë asnjë arsye, por ja thënë se do e zbulojë më vonë, ndërsa ka pranuar një takim nga Stela.