Ç’po ndodh në spitalin e Lezhës? Mbyllet urgjent pavioni i ortopedisë, dyshohet se aty ka….

Është mbyllur pavioni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës, pasi një paciente ka dalë positive ndaj testit të COVID-19.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.