Ç’po ndodh në Vlorë? Pako e dyshimtë në një zyrë, rrethohet zona

Një pako, brenda të cilës dyshohet se ka lëndë plasëse është gjetur mesditen e sotme në derën e një përkthyeseje pranë Gjykatës së rrethit Vlorë.

Pakoja e dyshimtë është pranë zyrës së përkthyeses ligjore, Eleni Zhupës.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e posaçme xheniere, të cilat do të merren me vijimësinë e veprimeve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që e gjithë zona është e rrethuar.

Ndërkohë që ende nuk ka informacione të detajuara për këtë ngjarje lidhur me përmbajtjen e lëndës brenda pakos.