Ç’tha në të vërtetë Rama? Pse po i mbahej fryma gjatë fjalimit (VIDEO)

Ka bërë një zbërthim të fjalimit të Kryeministrit Rama, analisti Andi Bushati në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”. Ai pranon se është habitur me ato që nxirrte nga goja kryeministri në një situatë të tillë politike në vend, ku nuk tha asgjë për atë po përjetojmë të gjithë. Sipas Bushatit, gjendja në të cilën u shfaq Rama ishte e njëjtë me atë të pas protestës së kuksianëve.

“Nuk mendoj që e keqja e Ramës apo këtij reagimi të parë ishte tek fakti që i mbahej fryma apo mezi i dilnin fjalët. Në këtë gjendje fizike e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit. Pas vendimit ekstrem të opozitës kuptuam se Rama është i gatshëm ta kthejë vendin në parti shtet. Ne shohim një njeri që del e kërkon falje se është ironik me gazetarët, se del me atlete apo brekushe. Kur dëgjova këtë thashë, e erdhi në mendje një pyetje e thjeshtë: është budalla apo bën vetë? Ky kërkon falje se vesh brekushe kur akuza ndaj tij është se po vjedh zgjedhjet e bashkëpunon me kriminele. Nuk e di në ishim në teatër apo Rama nuk e kupton”,- tha Bushati.