Çudi e madhe/ Covid bën na.min në shkollat e Shkodrës, por task-forca preferon ‘suksesin’



Çuditë nuk kanë të ndalur në Shkodër me monitorimet që raportojnë institucionet e ngarkuara për të parë nga afër zbatimin e masave anti – Covid. Në një kohë kur po dështojnë me vëzhgimet prej afër dhe këtë e tregon më së miri realiteti në terren, në informacionin e shpërndarë nga emergjencat civile, thuhet se ditën e enjte në Shkodër grupi i task – forcës ka arritur të monitorojë me “google form” 7 subjekte arsimore. Konkluzioni që ato kanë nxjerrë më pas është se këto subjekte arsimore i plotësonin kushtet higjieno sanitare dhe zbatonin protokollet e masave anticovid. Por në asnjë rresht informacioni nuk thotë sa mësues të tjerë dhe nxënës janë testuar dhe kanë dalë pozitiv, duke qenë se në Shkodër vetëm një ditë më parë u konfirmuan bartës të virusit 2 mësues të tjerë dhe 2 nxënës, madje edhe në shkollat 9 vjeçare. Prej nisjes së vitit shkollor, Shkodra numëron më shumë se 15 mësues të prekur, e tashmë edhe nxënës, por në këtë raport të emergjencave nuk preket asnjë rresht fenomeni në fjalë, edhe pse ato janë infektuar një pjesë e tyre brenda këtyre godinave. Nëse shkollat respektojnë protokollet, atëherë mësues dhe nxënës të infektuar nuk do të duhej të hynin brenda tyre, pasi në hyrje duhet kryer matja e temperatures dhe marrja e konfirmimit nëse ato kanë patur shqetësime. Sic duket në vrapimin për të bërë raportimet, ISHSH dhe drejtoritë e tjera të ngarkuara në grupet e task forcës, kanë më shumë merakun tek “suksesi”, sesa tek gjendja reale në terren.