Çudia nuk ka fund në Shkodër/ Si po bashkëpunon ngushtë Voltana Ademi me socialistët në Këshill Bashkiak

Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë, Voltana Ademi po ja dikton kursin që duhet të ndjeke këshilli i ri bashkiak. Demokratja që drejton ende bashkinë e Shkodres për shkak të ngërçit të krijuar pas 30 qershorit, edhe pse nuk merr pjesë në mbledhjet e këshillit të ri bashkiak, që më herët deklaronte se nuk e njihte, tashmë ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me të. Nga takimet e ngrohta në zyre me të zgjedhurit e këtij proçesi e deri tek bashkëpunimi edhe më i thelluar për tema të caktuara, apo projekte që duhen zbatuar për vijimsinë. Burime për Shkodranews bëjnë me dije se ajo i ka vënë në dispozicion dhe do ta bëjë në cdo mbledhje, apo sa here që të kërkohet nga këshilli i ri, cdo drejtor të bashkisë që ti përgjigjet pyetjeve të paracaktuara më herët. Dakortësi që gjendet që në mbledhjet e komisioneve të këshillit. Kështu ndodhi në mbledhjen e 9 tetorit, kur njëri pas tjetrit drejtorët e bashkisë dolën e referuan, duke mos u “cenuar” nga pyetjet e të zgjedhurve, me ndonjë përjashtim të vogël sa për tu dukur. Gjithashtu nga takimet e ngrohta që Ademi sipas zërave të besueshëm zhvillon me të zgjedhurit socialist, është rënë dakort që palët të mos përplasen, por të ecet me këtë dakortësi duke ja plotësuar orekset njëra – tjetres politikisht, edhe për miratimin e projekt buxhetit të 2019-es. E gjithë kjo lojë që po ndiqet nga kryetarja në detyrë do të shkojë deri nga gjysma e vitit 2020,kur edhe të mund të gjendet zgjidhja për shkodrën, e të mund të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, kjo gjithmonë nese kushtetuesja e re nuk rrëzon plotësisht 30 qershorin dhe Shqipëria të ripërsërisë këtë proçes në 61 bashkitë e vendit. Deri atehere “love story” e Ademit me socialistet do te jene nje referen i pandare per shkodranet!/Shkodranews