Çudira shqiptare/ Faktet, Universitetit të Shkodrës i firojnë studentët dhe i rriten shpenzimet

Universitetit “Luigj Gurakuqi” i ikin studentet dhe i shtohen shpenzimet. Dega e fizikes ka patur 0 regjistrime, shifer kjo e deklaruar publikisht nga rektori Adem Bekteshi ne nisje te vitit te ri akademik 2019- 2020. Por nje jave pas nisjes se vitit akademik ne pah del tenderi miliona lekesh qe ky universitet çel per auditoret bosh. BLERJE PAJISJE PER LABORATORIN E KIMISE ORGANIKE ” me fond limit 3.700.000 (tre milion e shtatëqindë mijë ) lekë pa tvsh, vënë në dispozicion nga të ardhurat e universitetit, per kete sektor. Se kush do te studioje ne kete laborator me mire se askush e di rektori Bekteshi dhe stafi i tij, jo vetem kete vit por te pakten prej 3 vitesh fizika eshte dega pa student, qe hap dyert me sforco dhe paguan pedagoget me norme te plote edhe pse nuk ka breza te rinj qe marrin dije. Te tilla shpenzime fare mire mund te kishin perfunduar tek nje tjeter dege qe ka studente ose per nevoja me emergjente qe ka ky institucion i arsimit te larte qe po braktiset nga viti ne vit prej te rinjve duke i ngjare nje zone te dale pas lufte. Asnje politike rehabilitimi ne gjithe keto vite, aq me pak ndonje zgjidhje konkrete per te frenuar kete brakrisje, por vetem tendera te majme e demagogji per te “sfumuar” kete plage qe dhemb e mund te kete pasoja edhe me katastrofale ne nje te ardhme jo shume te larget, atehere kur laboratoret dhe auditoret do te vajtojne te kene edhe pegagog se studente jo e jo./ShkodraNews