Çudira shqiptare, ja çfarë mendojnë femrat shqiptare për…veten!

Organizata Ndërkombëtare e punës në një raport të fundit thoshte se pjesëmarrja e grave shqiptare në forcat e punës është me e larta në rajon. Por, vetë gratë të pyetura për këtë raport mendojnë të kundërtën.

“Nuk e besoj të jenë, do të ishin bërë burrat po kaq punëtorë dhe Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje”.

“Janë punëtorë si mit por jo në realitet. I sheh në lokale, bare”.

Ndryshe nga gratë mendojnë burrat, të cilët shprehen me keqardhje për ngarkesën e punëve që kanë gratë.

“Janë punëtore dhe shumë të ngarkuara”. “Të gjitha janë në punë, burrat janë më dembela”.