Çudirat e Voltana Ademit nuk kanë fund, ja si hidhen lekët e taksave të qytetarëve



Paradokset e bashkisë Shkoder nuk kanë fund, ndërsa në lojë vihen miliona lekë të taksave që paguajnë qytetarët e kësaj bashkie. Pasi shkuan dëm muajt e pranverë – verës, Voltana Ademi dhe stafi I saj kujtohen të investojnë për rrugët sapo nis periudha e vjeshtë – dimrit me reshje shiu e kushte të papërshtatshme atmosferike për të tilla investime.



Me dhjetra million lekë janë në lojë për më shumë se 10 rrugë që bashkia ka çelur tenderin për rikonstruksionin e tyre, në këto muaj të fundit të vitit.



Janë investime që natyrisht Ademit I duhen për fushatë elektorale dhe që ti përdorë si kartë investimesh në momentin që do të zbarkojë në terren për të kërkuar votat e qytetareve që për afro 5 vite I ka zhgënjyer në shumë drejtime. Shkodraneës ka zbardhur të plota këto kontrata të çelura, ku bëhet fjalë për rrugë në qytet dhe njësi administrative, shifrat e të cilave shkojnë në miliona lekë.

Sipas kësaj skeme që ka hartuar Ademi dhe stafi I saj, rrugët që do t’I nënshtrohen një procesi të tillë ndërhyrës janë: Rruga Korpusit: 20.184.014 leke pa TVSH, Mehmet Pashe Plaku: 6.365.822 leke pa TVSH, rruga Rexhep Dizdari: 2.679.986 leke pa TVSH, rruga Imzot Zef Simoni: 2.811.596 leke pa TVSH, rruga e varrezave të fshatit Berdice e mesme: 6.339.028 leke pa TVSH, rruga Vukatane Gur i Kuq: 10.019.337 leke pa TVSH, Rikualifikimi urban blloqe banimi rruga Korpusit: 7.823.474 leke pa TVSH dhe Rikualifikimi urban blloqe banimi rruga Europa: 3.838.326 leke pa TVSH.

Duke parë këtë listë kupton fare mirë se strategjia e pushtetit vendor ka qënë ajo për të shkrepur sa më shumë fishekë në këtë periudhë të vitit, pa pyetur për cilësinë e investimit, por vetëm që ato të jenë gati për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Qytetarëve u mbetet vetëm të shohin produktin në terren, se si taksat e tyre përfundojnë të hidhen mes shiut, baltës e temperaturave të uleta për të nxjerrë një asfalt që më pas e ka jetëgjatësinë e shkurtër.