Çudit Grida Duma: Djali im s’e di ç’do të thotë jetë luksi, nuk e trajtoj si shok

Ajo është një nga figurat më të njohura të Partistë Demokratike, një zë i fuqishëm që nuk mungon kurrë në panelet politike, megjithatë prej pak kohësh ka sfiduar veten në një dimension të ri, përkthimin. E ftuar në një intervistë ndryshe, në një rrëfim të sinqertë rreth punës, familjes dhe pasioneve, Grida Duma, deputetja me pamjen e fortë e të palëkundur na zbuloi më shumë rreth marrëdhënies me të birin, dhe frikërave si nënë.

E pyetur në lidhje me raportin që ajo dhe 14-vjeçari ka me luksin dhe paratë, ajo tha: “Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. A ka marrë dhe ka gëzuar gjithmonë teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri.” Gjithsesi, ish-deputetja pranoi se fillimi i hershëm i adoleshencës i ka dhënë efektet e para tek i biri dhe rrjedhimisht tek ajo.

“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet dhe që unë do të jem shumë më vetëm pa të. Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë të ruajë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe disa vite që ta guidoj.”-tregoi deputetja e PD-së.