“Çudit” Grida Duma: Nuk dua të reklamohem, por marr bukë me vete në punë

Deputetja e Partisë Grida Duma ishte e ftuar në emisonin “My Living”, ku ka folur rreth jetës së saj dhe lidhur me profesionin.

Ajo habiti kur i tha moderatores se merr bukë nga shtëpia kur shkon në punë, ndërsa tha se nuk po mburret, lidhur me këtë.

“Ndodh që porosisim në zyrë. Unë jam kthyer te koncepti i shëndetshëm. Nuk është çeshtje reklamimi. Të marrësh pak ushqim me vete nga shtëpia.

Nuk ka rëndësi nëse e e gatuar apo është një tost sipas stilit tënd. E ke bërë vetë dhe të shijon në mënyrën tënde.

Përpiqëm të heq gjalpin, meqe po flasim për stil jete. Kudo që ti shkon të porosisësh këtë, nuk ja thua dot dikujt,përdor këto elemente të caktuara, se dhe e ofendon.

Ky kthimi tek gjërat që merren me vete më pëlqen shumë dhe e shikoj si një mënyrë për të qënë në një formë normale. Të ngrënit shpesh dhe pak.

Mund të mbaj një gjë në çante dhe kur kuptoj që ka ardhur momentin të konsumoj një gjë sepse e kërkon stomaku, e konsumoj”, tregoi Grida Duma.