Çudit me makinën e re Kujtim Gjuzi, bllokon edhe hyrjen e Kuvendit

Deputeti Kujtim Gjuzi tërheq shpesh herë vëmendjen e mediave me paraqitjen tij në Kuvend.

Pas marrjes së mandatit të deputetit, Gjuzi veç batutave të tij ka rënë në sy edhe për “look-un” dhe akesorët e tij.

E teksa flasim për akesorët, ndër gjërat që pëlqen më shumë të ndërrojë deputeti janë makinat me të cilat udhëton.

Së fundmi ai është shfaqur ne Kuvend me një makinë me një ngjyrë të fortë qielli, pak e çuditshme. Gjuzi ka patur ‘idenë’ brilante që makinën ta parkonte tek dera e Kuvendit.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, edhe pse i thonë se aty nuk lejohet parkimi, Gjuzi nuk do t’ia dijë. Ai është deputet fundja dhe mund të bëjë si të dojë!

Nuk e dimë nëse janë të tijat apo të dikujt tjetër, por Kujtim Gjuzi ka ndërruar disa makina që nga koha që ka marrë mandatin e deputetit.