“Cunami po afron”, pak para protestës së opozitës, Berisha bën deklaratën e fortë

Diten e sotme, opozita proteston serish per te 8-ten here.

Lidhur me kete proteste, ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

‘Cunam’ e cilëson Berisha protestën e sotme, ndërsa thekson se Rama do të largohet i lemeritur.

“Cunami super gjigand për votën e lirë po afron. Rama largohet i lemeritur nga Surreli drejt tuneleve te Krrabës me soj e sorollop. Kakistokracia po shkërrmoqet. Rama ik, ik, ik! Fitore! sb”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se ditën e sotme Policia e Shtetit në një deklaratë për shtyp deklaroi se kanë informacione shqetësuse për dhunë në tubimin e sotëm. Ndërsa nga ana tjetër, Sekreti i Përgjithshëm, i PD, Gazment Bardhi hodhi poshtë deklaratat e policisë, duke theksuar se protesta e sotme do të jetë paqësore.