Dalin detaje nga plagosja në Lezhë, si u përplasën dy pronarët e dyqaneve

Janë zbardhur tjera detaje  nga konflikti që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zj.arri dhe një të pl.agosur pranë Katedrales.

I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas është përdorur arma.

Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh. Konflikti mësohet se ka lind për çështje biznesi, sipas report tv, ndërsa vijojnë hetimet.