Dalin emrat/ Ja 4 kandidatët e propozuar nga PS, për bashkinë Shkodër

Socialistet ne Shkoder nuk rreshtin se surprizuari. 9 dite nga afati i zyrtarizimit te kandidateve per kryetar te bashkive, ata nisin propozimet. Ne mbledhjen e zhvilluar ne pranine e te deleguarit te qarkut Ditmir Bushati, e ku kete here eshte shfaqur edhe deputetja ne hije Senida Mesi, ne skene dolen 4 emra si kandidat potencial per bashkine Shkoder. I pari eshte Valdrin Pjetri qe u tha se eshte veteofruar per kete pozicion. Nderkohe 3 emrat e tjere ishin deri diku surprize.

I pari ishte ai i ish kryetarit te PS Arvit Osja qe u propozua nga njesite administrative Ana e Malit dhe Rrethina. Qyteti propozoi Artan Banushin, djalin e humoristit te njohur shkodran, te ndjerit Tano Banushi dhe Velipoja propozoi biznesmenin Pjerin Fusha, qe jeton prej disa vitesh ne Tirane. Senida Mesi mesohet te kete mohuar perpara strukturave se e ka kete ambicie, edhe pse jave me pare u veteofrua, por sic duket pakenaqesite ne rritje e kane trembur jo pak, ashtu sic edhe ndasite qe ka brenda partise me te vetet.

Ditmir Bushati se ka prekur fare kete teme, ndersa propozime te tjera nuk pati. Socialistet pritet te zhvillojne mbledhje te tjera per kandidatet per keshilltar bashkiak, ku kete here ne loje do te hyjne propozimet e zonave te administrimit zgjedhor. Me kete proces eshte permbysur cdo gje dhe duket se tek e majta gjerat jane kthyer ne piken zero, ne nje kohe qe afati per kete proces sa vjen dhe ngushtohet.

Pritet qe keto propozime te kalojne ne tryezen e Edi Rames por paralelisht jane nje test edhe ne opinionin publik aq me teper ne nje kohe kur duket se zhvillimi i zgjedhjeve ne 30 qershor pertej deklaratave te Rames per mos terheqje mbetet ne pikepyetje./ShkodraNews