Dalin fotot, ja kush është autori dhe biznesmeni që mbeti i v.rarë sot



Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, duket se ishte nisur me synimin për ta çuar deri në fund qëllimin e tij, ekzekutimin e 51-vjeçarit. Përveç armës kallashnikov me të cilën kreu vrasjen, Kliti Lekës i është gjetur në makinën e tij edhe një pistoletë e cila është sekuestruar gjithashtu.



arma himar



Autori u kap në vendin e quajtur “Livadhet”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

marketi niko

Himarë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.